Një video e tmerrshme që tregon një njeri duke e varrosur të gjallë është postuar në internet.
Ajo tregon katër burra të veshur me uniforma kamuflazhi dhe kapuç duke e hedhur burrin në fjalë në një varr të hapur, transmeton Telegrafi.
Njeriu duket qartë se është i gjallë pasi që këmbët e tij mund të shihen duke lëvizur pasi ai është i shtrirë brenda në varrin e hapur.
Një zë thuhet se mund të dëgjohet në sfond duke thënë në ukrainisht: “Ai nuk ka vdekur ende”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, filmi tronditës u transmetua për herë të parë në kanalin rus TV Zvezda, e cila pretendon se tregon ushtarët ukrainas duke vrarë një separatist pro-rus. /Telegrafi/