Telegrafi

Pamje të tmerrshme: Tenton t’ia presë kokën gruas së tij, në mes të rrugës (Video,+18)

Një video e tmerrshme tregon një burrë i cili thuhet se tenton të dhunojë gruan e tij, së cilës tenton edhe t’ia presë kokën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai që pretendohet të jetë bashkëshorti i saj, i veshur me bluzë ngjyrë të kaltër, tenton të vrasë gruan e tij, pas një sherri ndërmjet tyre.

Por për fatin e mirë, falë ndihmës së turmës së pranishme, gruaja ndonëse e gjakosur, ka arritur të largohet.

Pas kësaj, edhe siç shihet në video, turma e godasin pamëshirshëm burrin.

Po sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Kajro të Egjiptit. /Telegrafi/