14 personave, 6 prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën një ditë më parë në Turqi, pasi autobusi i shkollës me të cilin udhëtonin doli nga rruga.
Nga raportimet, mësohet se autobusi u godit nga një makinë, para se të përfundonte në ujë.
Nxënësit dhe mësuesit e shkollës po ktheheshin nga një ekskursion në vendin arkeologjik Karatepe, kur autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua në provincën Osmaniye, në jug të vendit.
Guvernatori i provincës Osmaniye, Kerem Al, tha se 26 persona të tjerë u plagosën.
Të paktën një person ka pësuar lëndime të rënda, tha ministri turk i Shëndetësisë Rexhep Akdag, transmeton syri.
Fëmijët ishin nga një shkollë në qytetin e Iskanderun në provincën Hataj, e cila kufizohet Sirinë dhe shtrihet në jug të Osmaniye.