Pjesa e parë në mes Prishtinës dhe Trepçës, në kuadër të finales së Superkupës në Basketboll përfundoi me dhunë.
Por, situata doli nga kontrolli, sapo që përfundoi pjesa e parë, pasi nga dy anët e tifozerive pati përplasje të ashpra dhe gjuajtje me mjete piroteknike, aq sa duhej edhe të intervenonte Policia e Kosovës.
Finalja e Kosovës në basketboll kthye në një arenë dhune, duke mos i ngjarë një përballje sportive.
Tifozëritë janë përplasur në mes vete ku mes tyre ka edhe të lënduar.
Një nga tifozët e Prishtinës është parë në gjendje shumë të rëndë.
Derisa gjatë përleshjes në tribuna janë thyer edhe ulëset e palestrës. /Telegrafi/