Lionel Messi është treguar edhe një herë vendimtar për Barcelonën jo vetëm me gola, por edhe me liderizmin e tij që ka në skuadër.
Ylli argjentinas dhuroi spektakël në fitoren 3-1 ndaj Napolit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, derisa ishte përkujdesur edhe për pjesën se si të motivonte bashkëlojtarët e tij.
Kur skuadrat ishin në pushimin e pjesës së parë dhe po përgatiteshin që të luanin 45 minutat e dytë, 33-vjeçari paralajmëroi bashkëlojtarët e tij për ndeshjen.
Sipas asaj që kanë arritur të kapin kamerat, Messi u kërkoi bashkëlojtarëve që të mos tregoheshin idiotë dhe të tregoheshin të vëmendshëm në lojën e Napolit.
Barcelona arriti të eliminonte skuadrën italiane me rezultat të përgjithshëm 4-2, për të kaluar në çerekfinale.
Blaugranasit do të kenë punë edhe më të vështirë, shkaku që në atë fazë të Ligës së Kampionëve do të përballen me Bayern Munichun që eliminoi Chelsean.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet këtë të premte nga ora 21:00 në Lisbonë të Portugalisë. /Telegrafi/
🚨🗣️ La arenga de #Messi en el entretiempo 🚨
"Tenemos 2 goles de ventaja, no seamos pelotudos.
Vamos a jugar tranquilos que le hacemos 8". 🔟🐐🇦🇷 pic.twitter.com/BjnK3roRem— Mati Errecalde (@matierrecalde) August 8, 2020