Është publikuar një video e re që vrasjes që blogerit rus Vladlen Tatarsky.
Ai ishte vrarë nga një “dhuratë” që ia kishte dhuruar një grua që më vonë është identifikuar si Daria Trepova, transmeton Telegrafi.
Shpërthimi ndodhi në një kafene në Shën Petersburg të Rusisë, qytetit e dytë më të madh në vend.
Madje ishte pikërisht kjo grua që ia dhuroi një lloj statuje, që ai pretendonte se e shfaqte atë me helmetë dhe rroba ushtarake.
Megjithatë disa sekonda më vonë ajo shpërtheu pasi ishte e mbushur me lëndë shpërthyese. E nga ky shpërthim humbën jetën edhe disa persona dhe shumë tjerë u lënduan.
Në videon e publikuar më poshtë shihen pasojat e shpërthimit, si dhe disa të pranishëm që i shpëtuan më të keqes, duke dalë nga lokali të mbuluar në gjak.
Aty shihet edhe biondja që mbante në dorë telefonin dhe në atë situatë kaotike arrin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Në anën tjetër, autoritetet ruse të sigurisë kanë arrestuar gruan që madje u filmua duke u marrë në pyetje nga organet e sigurisë në Shën Petersburg. /Telegrafi/
"In my opinion, our speaker got f***ed up"
A video of the first minutes after the explosion, which killed propagandist Vladlen Tatarsky, appeared on social networks. pic.twitter.com/UIhTVB2XZq
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2023