Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah kishin një përplasje verbale të shtunën në fundin e ndeshjes West Ham United – Liverpool.
Është përfolur shumë për incidentin pasi Salah dukej se ishte i mërzitur nga fakti që Liverpool pranoi gol pikërisht në momentin që ai do të futej në lojë.
Një kënd i dytë i incidentit tani tregon se Klopp i ofron dorën Salah para se të futet në lojë dhe ky i fundit është pak me vonesë në kthimin e gjestit.
Klopp duket dukshëm i acaruar nga gjuha e trupit të Salah dhe i tregon pankinën, një gjest që tifozët e interpretuan si shefi që kërcënon se do ta kthejë në pankinë.
Sipas disa fansave, Salah kishte qenë duke u ngrohur deri në 30 minuta para se të futej më në fund, gjë që e bëri atë të zemërohej me trajnerin e tij.
Disa besojnë se Salah kishte të drejtë, ndërsa të tjerë thonë se ishte e gabuar nga ai që reagoi ndaj Klopp në atë mënyrë.
Klopp megjithatë nuk dha shumë detaje pas ndeshjes për përplasjen, duke thënë se gjërat janë sqaruar në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë vet Salah tha pas ndeshjes shkurtimisht se nuk dëshiron të flas, pasi do të ishte zjarr nëse ai flet për këtë. /Telegrafi/
Mohamed Salah squaring up with Sir Jurgen Klopp. Embarrassing pic.twitter.com/9YiJ8gt4rA
— Y A S S I R (@yasirdheere) April 27, 2024