Kanë dalur pamje të reja sa i përket incidentit që ndodhi mes Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp gjatë ndeshjes me West Hamin.
Ato pak shpresa të Liverpoolit që kishin mbetur për të fituar titullin e Ligës Premier, morën një tjetër goditje të shtunën teksa ata u ndalën me barazim 2-2 nga Ëest Hami.
Për mysafirët shënuan Jarrod Bowen dhe Michail Antonio, ndërsa për Liverpoolin një autogol i Alphonse Areola dhe një tjetër nga Jarrod Boëen.
Teksa kishin mbetur edhe 10 minuta për tu luajtur, Klopp u përgatit që të fusë në fushë lojtarët si Salah, Nunez dhe Joe Gomez.
Salah më pas u pa duke u përleshur verbalisht me Kloppin pak çaste para se të kryhej zëvendësimi, në një incident të nxehtë ku u përfshi edhe Nunez për të qetësuar situatën.
Another angle pic.twitter.com/EE6IvxFOIU
— عارف عبدالعزيز (@Arif_AT8) April 27, 2024
Kur u pyet për incidentin pas ndeshjes, Klopp tha: Ne folëm në zhveshtore, kjo çështje ka përfunduar për mua.
Ndërsa kur u pyet për garën për titull, tekniku gjerman tha: Nuk jam në gjendje për të folur për këtë, të jem i sinqertë.
Liverpooli do të rikthehet të luajë përsëri në Ligën Premier vikendin e ardhshëm, ku do të jenë nikoqir të Tottenhamit në ‘Anfield’./Telegrafi/