Futbollisti shqiptar, Arbër Zeneli mbrëmë (e shtunë) ka kurorëzuar dashurinë me një ceremoni martesor me Dafina Hisenin.
Dasma e futbollistit të Përfaqësuese së Kosovës u mbajt në vendlindjen e tij në Mitrovicë me shumë të ftuar dhe një aheng tradicional shqiptar.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale çifti morën vëmendje me dukjen tërë shkëlqim, Arbëri me kostum elegant të zi dhe nusja me vello të bardhë.
Ceremonia përrallore e dasmës përshiu momente të veçanta të çiftit të porsamartuar, vallëzime me muzikën tradicionale shqiptare deri tek valsi.
Më mesin e të ftuarve kishte edhe emra të njohur si këngëtari Blero Muharremi dhe bashkëlojtari i Zenelit, Valon Berisha.
Theksojmë që futbollisti shqiptar dhe partnerja e tij u fejuan në shtator të vitit të kaluar.
Sa i përket karrierës, Zeneli aktualisht luan për ekipin francez Reims, pas renovimit të kontratës në maj të këtij viti. /Telegrafi/