Rita Ora, këngëtarja me prejardhje shqiptare, përkundër presionit të mediave, po respekton agjendën e saj.
Ajo tashmë ka mbërritur në Australi, pasi do të marrë pjesë në shfaqjen e njohur, “The Voice”, shkruan Daily Mail.
Përkundër izolimit në Angli, Rita ka zgjedhur që të udhëtojë, ndërsa është fotografuar derisa dilte nga aeroporti.
Pamjet e publikuara shfaqin artisten me një veshje interesante, derisa përmes kapelës dhe maskës mbrojtëse mezi njihet.
Po ashtu, ajo është parë me disa valixhe, teksa në mbërritjen e saj sigurimi i ndihmonte që t’i barte.
Ani pse udhëtimi ishte për punë, policia angleze ende po e konsideron si ‘egoiste’, pasi theu rregullat antiCOVID.
Kjo, pasi për ditëlindjen e saj të 30-të, Ora organizoi një festë në një lokal në Londër. /Telegrafi/