Telegrafi

Pamje të meteorit që ndriçoi qiellin e natës në Norvegji

Norvegjezët kanë mbetur të tronditur nga një meteor i ndritshëm që ndriçoi qiellin e natës në jug-lindje të vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë ndezje të fuqishme të dritës mbi Norvegjinë, të ndjekura nga ato që dëshmitarët i kanë përshkruar si ‘goditje të zhurmshme’ të dielën.

Policia norvegjeze thotë se ata morën një mori thirrjesh të urgjencës por nuk pati raportime për lëndime ose për dëme.

Një ekip ekspertësh po hetojnë rënien e meteorit, që besojnë se ra në një pyll afër kryeqytetit, Oslo.

Një meteor është një shkëmb hapësinor që digjet me shkëlqim pasi hyn në atmosferën e Tokës me shpejtësi të lartë. Ai njihet si meteorit nëse i mbijeton kalimit në tokë.

Rrjeti Norvegjez për Meteor thotë se topi i zjarrit i së dielës ishte i dukshëm për të paktën pesë sekonda pasi u shfaq rreth orës 1 të mëngjesit me kohë lokale. /Telegrafi/