Sot rreth orës 13:00 një lokal mbrapa hotel “Grand” është përfshirë nga zjarri.
Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Nga pamjet të cilat i ka realizuar fotoreporteri i Telegrafit në vendin e ngjarjes, shihet se lokali në fjalë është bërë “shkrumb e hi”.
Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur të lënduar në këtë rast, mirëpo dëmet materiale shihet se janë të konsiderueshme. /Telegrafi/