Telegrafi

Pamje të jashtëzakonshme nga Amsterdami, Ajaxi feston titullin para 100 mijë tifozëve – trofeu i 34-të shkon për ish-futbollistin Abdelhak Nouri

Ajax Amsterdam ka arritur ta fitoj titullin e kampionit të 34-tin në histori të klubit.

Titulli i kampionit është rikthyer në Amsterdam pas gjashtë viteve mungesë, pasi për herë të fundit Ajax kishte triumfuar në sezonin 2013/14.

Skuadra e Erik Ten Haag pas 34 ndeshjeve ka grumbulluar 86 pikë, tri më shumë se rivali i PSV Eindhoven.

Ajax kishte një sezon të jashtëzakonshëm, pasi përveç titullit ka fituar edhe Kupën e Holandës.

Gjiganti holandez ishte afër sensacionit të shkoj edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, por u eliminua nga Tottenham Hotspur në minutën e fundit.

Gjithsesi sezoni i Ajaxit është tejet i suksesshëm, pasi përveç shkëlqimit në Holandë ata kanë impresionuar edhe në Evropë, duke eliminuar dy favoritët Real Madridin e Juventusin.

Titullin e 34-të në histori të klubit, Ajaxi ia ka dedikuar ish-futbollistit të tyre Abdelhak Nouri, që ka pësuar artimi kardiake dy vite më parë në një ndeshje miqësore ndaj Werder Bremen.

Nouri ka lënë karrierën që nga ajo kohë dhe i shtrirë po lufton me jetën.

Ajax ka festuar në rrugën e Amsterdamit titullin e 34-të, ku mbi 100 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në festën e klubit.

Secili nga futbollistët ka dalë para tifozëve duke ngritur trofetë dhe duke i falënderuar ata për mbështetjen e madhe.

Videot nga festa e Ajaxit janë bërë virale në gjithë botën dhe tifozët bardhekuq kanë marrë lëvdata të pafundme.

Kur ke kësi tifozë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tyre, sigurisht që edhe fitimi i trofeve do të jetë më i lehtë. /Telegrafi/