Pas situates së tensionuar, forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë nisur drejt Veriut të Kosovës.
Mobilizimi erdhi pas bllokimit të rrugëve me barrikada në pjesët kufitare veriore, nga serbët lokalë.
Pas kësajm Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftim.
Polica ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzojnë pikat E tjera kufitare për qarkullim./Telegrafi/
>