Rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin, të martën në mëngjes.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, biletat e aeroplanëve për destinacionet që nuk kërkojnë vizë janë shitur me shpejtësi.
Ndërkohë ato të mbetura, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë në dispozicion vetëm ditën e premte, me çmime prej njëmijë euro e lart.
Flights departing Moscow and St. Petersburg today. The @AP is reporting international flights departing Russia have either sold out or skyrocketed in price after Putin announced a mobilization of reservists.
Search SVO, VKO, DME for Moscow airports and LED for St. Petersburg. pic.twitter.com/LV2PrkwPD9
— Flightradar24 (@flightradar24) September 21, 2022
Dhe për eksodin masiv rus tregohet edhe në FlightRadar, një faqe interneti e njohur që merret me gjurmimin e fluturimeve.
Ata publikuan një video të shkurtër që tregon trafikun ajror nga Moska dhe Shën Petersburgu i marrë këtë mëngjes.
Në video shihet se trafiku është shtuar dhe shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi.
Ndërkohë, siç raportohet, linjat ajrore ruse kanë ndaluar shitjen e biletave për burrat rusë të moshës 18 deri në 65 vjeç, përveç nëse ata mund të japin prova të miratimit për të udhëtuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Nga mesdita me orën e Moskës, fluturimet direkte nga Moska në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan gjithashtu kishin ndaluar së shfaquri në faqen e internetit. /Telegrafi/