Pas arrestimit të katër personave, policia ka publikuar edhe pamjet e plota të momentit kur ata tentuan të vrisnin Lorenc Hoxhën.
Ngjarja në fjalë ndodhi të enjten e shkuar, në zonën e “Komunës së Parisit”, pas një konflikti për motive të dobëta.
Në video tregohet edhe momenti kur ata vihen në pranga nga policia, ndërkohë që ndodhen në ambientet e një hoteli.
Në pranga ka përfunduar ekzekutori i kësaj tentative, Dejvis Rrustemaj si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, Klajdi Kodra, Igler Qose, Ardit Xheferri. /mapo/