Të martën, Kosova është përfshirë nga rrebeshe shiu me rrufe dhe bubullimë.
Këto sisteme janë të izoluara dhe reshjet do të vazhdojnë edhe orëve të ardhshme dhe vetëm në disa rajone janë dhe do të jenë intensive.
Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka kapur momente spektakolare të vetëtimës mbi Prishtinë.
Sipas Meteo Ballkan, të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm.
Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në disa vise malore priten stuhi dhe rrebeshe mjaft intensive.
Do të rritet ndjenja e zagushisë, por temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta sidomos në kohën dhe vendet ku “kapen” nga rrebeshet dhe stuhitë lokale.
Të ejten dhe të premtën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.
Orëve të pasdites në Kosovë dhe disa vise tjera të rajonit priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë./Telegrafi/