Telegrafi

Pamje si në filma – pesë persona tentojnë të vjedhin bankomatin në Graçanicë, por iu pëlcet goma e furgonit

Një tentim-vjedhje si në filma ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Graçanicë.

Pesë persona të armatosur, kanë tentuar të vjedhin një bankomat të një banke në Graçanicë, por plani i tyre ka dështuar pasi furgonit me të cilin po bartnin aparatin iu shpërthye goma.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia në rajonin e Prishtinës.

Sipas policisë  bankomati ishte i vendosur në Shtëpinë e Kulturës.

Pak pas vjedhjes së kryer, në Hajvali është gjetur furgoni bashkë me bankomatin, me paratë pasi nuk ishte i hapur.

Sipas Zërit të Amerikës, në gjuhën serbe, gjatë ikjes, në rrugën për Prishtinë, saktësisht në Hajvali, furgonit i ishte shpërthyer goma dhe hajnat nuk kanë arritur ta lëvizin. Ata kanë ikur, ndërsa policia ka arritur të sekuestrojë furgonin dhe bankomatin.

Pamjet e kësaj ngjarjeje tregojnë se hajnat kanë përdorur sprej, dhe kanë nxjerr edhe revolen në drejtim të punonjësit.