Me sa duket nuk është vetëm Samsung, gjegjësisht produktet e këtij prodhuese që po ballafaqohen me probleme të baterive.
Kjo për faktin se, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një problem i “eksplodimit” është shfaqur edhe tek një robot i NASA-s, i cili, siç thuhet kishte eksploduar për shkak të një defekti të baterisë.
Po sipas medieve të huaja, hulumtuesit kishin ndryshuar baterinë e saj litium dhe e lanë atë për të ngarkuar gjatë drekës.
NASA ende pritet për të publikuar raportin e vet përfundimtar në këtë incident, por bateria është konfirmuar se është përgjegjëse për shpërthimin, e mundshme nga një qelizë e dëmtuar. /Telegrafi/