Telegrafi

Pamje shokuese se si legjenda e Rangers, Nacho Novo grushton një burrë në rrugë – derisa një grua i përgjërohej të ndalonte

Janë publikuar disa pamje në rrejte sociale ku shihet legjenda e Rangers, Nacho Novo duke grushtuar një burrë në rrugë.

Ish-sulmuesi spanjoll filloi të grushtonte personin në trotuar, derisa një grua që po kalonte aty afër i përgjërohej që të ndalej.

E gjitha kjo ngjarje ndodhi në veri të Kilbride, afër Glasgow, e që fillimisht Novo ishte shtyrë nga burri, më pas për të pasuar përleshja.

Fytyra e burrit nuk mund të vërehej shkaku i veshjes së tij që kishte, gjersa sulmuesi nuk ndalonte së grushtuari atë.

Disa shokë të tij tentuan ta ndalonin, mirëpo Novo gjuajti disa grushte në drejtim të personit, mirëpo ende nuk është bërë e ditur se cila ishte arsyeja e përleshjes mes tyre. /Telegrafi/