Telegrafi

Pamje rrëqethëse të personave të përgjakur në Londër, të cilët u shkelën me veturë nga sulmuesi (Foto/Video, +16)

Është publikuar një video amatore në të cilën shfaqet tmerri i krijuar pasi sulmuesi i Londrës kishte shkelur me veturë mbi 20 persona, duke lënë tre të vdekur.

Sulmuesi i cili ishte armatosur me thikë kishte vozitur me shpejtësi të madhe mbi urën Westminster në Londër pranë Parlamentit britanik, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur sulmuesi në Londër qëllohet nga policia pranë Parlamentit britanik (Foto/Video)

Por është interesant fakti se si sulmuesi kishte arritur t’i afrohet oborrit të Parlamentit dhe kishte therur me thikë një polic pranë portës i cili më vonë kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në videon e publikuar shihen dhjetëra persona të lënduar pasi sulmuesi i kishte shkelur në urë, duke e mbushur urën me gjakun e qytetarëve të pafajshëm. /Telegrafi/