Telegrafi

Pamje rrëqethëse, policët në New York ikin pasi e godasin burrin me elektroshok – ai përfshihet nga zjarri

Gjykata e New Yorkut ka publikuar të premten pamjet e burrit që u përfshi nga zjarri, kur policët e godasin me elektroshok në stacionin policor gjatë nëntorit – ku si rezultat i kësaj burri humbi jetën.

Në pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë, shihet policët duke ikur dhe lënë burrin që tentonte fikte zjarrin që e kishte përfshirë pjesën e sipërme të trupit dhe kokën, transmeton Telegrafi.

Jason Johns, 29-vjeç, ndërroi jetë më 15 dhjetor në spital pasi i kaloi gjashtë javë në komë, shkruan New York Post.

Zyra e gjykatëses Leticia James po heton vdekjen e tij. Në video shihet sesi John qëndron në stacionin e policisë, vetëm 10 minuta pasi ishte dërguar atje.

Videoja bëhet rrëqethëse kur ai hedh bluzën dhe qëndron i zhveshur nga beli e sipër. Ai shihet duke lyer flokët dhe pjesën e sipërmes të trupit me një lëndë djegëse, por që përdoret për dezinfektim dhe që ishte në një shishe që qëndronte në tavolinë.

Disa sekonda më pas i afrohen tre policë, ku njëri prej tyre nxjerr revolen elektrike dhe e shkarkon mbi Johnsin, i cili përfshihet nga zjarri.

Sikur kjo të mos mjaftonte, dy policë futen në një dhomë tjetër – i treti thjesht largohet, duke e lënë Johnsin të luftojë me zjarrin. Ai rrokulliset nëpër dysheme dhe godet veten me shuplakë nëpër kokë.

Megjithatë pasi pëson djegie dhe bërtet nga dhimbjet, polici që përdori elektroshokun rikthehet dhe tenton t’ia kap duart Johnsit që qëndronte i shtrirë në dysheme.

Atij për asnjë moment nuk i janë vënë prangat, e më vonë shfaqet mjeku që e kontrollon. Por disa javë më vonë u raportua i vdekur.

Johns i kaloi 47 ditë në respirator, pasi mushkëritë i janë djegur dhe nuk mund të absorbonte oksigjen. /Telegrafi/