Televizioni publik i Turqisë në kanalin zyrtar në YouTube ka publikuar një video nga Rripi i Gazës, ku shihet një fëmijë që është akoma i shokuar pas sulmeve raketore të ushtrisë izraelite.
Në përshkrimin e videos thuhet se emri i djaloshit është Muhamed dhe se e ka zgjuar nga gjumi zhurma e sulmeve, e atë tenton ta qetësojë mjeku i cili gjendet pranë tij, transmeton Telegrafi.
Personi që filmon pyet djaloshin se çfarë i ka ndodhur, derisa ai i habitur vazhdon të shikojë dhe heshtë.
“A ke fjetur”, dëgjohet pyetja që i drejtohet vogëlushit i cili tund kokën.
Më pas sërish e pyesin se çfarë ka ndodhur, e vogëlushi në gjuhën arabe përgjigje se “ka ndodhur”.
“Sulmi ndodhi derisa ishe duke fjetur”, u pyet djaloshi.
Ai tundi kokën dhe më pas u pyet nëse është akoma i frikësuar.
“Je akoma i frikësuar? Nuk ke pse frikësohesh. Pse të frikësohesh? Ka përfunduar, nuk ka më sulme. Përfundoi”, dëgjohet duke i thënë djaloshit të vogël mjeku.
Atë e përqafon mjeku dhe e këshillon që të mos frikësohet.
Jemi këtu me të, në rregull? Ka përfunduar”, i thotë mjeku.
Aty Muhamedi më nuk mund të përmbahet, shpërthen në lot.
“Ti je hero. Nuk duhet të qash. Pse po frikësohesh? E dëshiron babanë”, e pyeti mjeku.
Ai sërish tundë kokën dhe fillon të qajë me zë.
“Tani do ta sjellim babanë. Ka përfunduar. Mos u bezdis. E dëshiron babanë”, pyetet Muhamedi në fund të videos. /Telegrafi/