Një veturë që po lëvizte me shpejtësi relativisht të madhe goditi një grua në të 30-at dhe dy fëmijët e saj, derisa po kalonin rrugën në Londër.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës, ku shihet sesi vetura godet këmbësorët, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i policisë së Londrës, ka thënë se shoferi është arrestuar në vendin e ngjarjes – e të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për tretman.
“Policia është njoftuar të hënën, më 13 dhjetor në ora 8:30 të mëngjesit rreth një aksidenti ku ishin përfshirë tre këmbësorë. Zyrtarët menjëherë dolën në vendin e ngjarjes, ku gjetën një grua rreth të 30-ve dhe dy fëmijët e saj që ishin lënduar”, ka shtuar zëdhënësi i policisë.
Në anën tjetër shoferi i veturës është arrestuar nën dyshimin se ka shkelur rregullat e trafikut. Ai është burgosur dhe po zhvillohen hetimet e mëtutjeshme. /Telegrafi/