Telegrafi

Pamje rrëqethëse nga Londra, policët britanikë rrethojnë terroristin

Videot dramatike tregojnë se si policia britanike i afrohet terroristit nga Stretami, i cili dorëzohet kur e sheh se ata e kishin kuptuar se ai po barte jelek të rremë me “eksploziv”.

I dyshuari shihet duke qëndruar me fytyrë në tokë në një rrugë, ku policët civilë e mbanin në shënjestër. Aty shihet një veturë e policisë që ndalet para tij, transmeton Telegrafi.

Tre policët që dalin nga vetura i afrohen të dyshuarit dhe duket se e marrin në pyetje. “Lëviz, lëviz”, dëgjohen duke bërtitur.

Në aksionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë një pjesëtarë i Mi5 dhe dy policë lokal, një anëtarë i SAS-it dhe 13 policë të njësisë kundër terrorizmit që siguronin zonin.

Kujtojmë që sulmuesi kishte lënduar tre person para se të vritej në atë që Scotland Yard rreth orës 14 e ka cilësuar si, “incident të lidhur me terrorizëm”. /Telegrafi/