Qeveria greke e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy qytete në rajonin Heraklion në Kretë – Kastel dhe Trapsanons, pasi reshjet e shiut të rrëmbyeshëm gjatë të shtunës dhe dielës i kanë shndërruar qytete në lumenj dhe ka pasur rrëshqitje dheu.
Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Kriza Emergjente, Nikos Hardalias, transmeton Telegrafi.
Ajo do të jetë në fuqi deri më 6 maj të vitit 2021, ndërsa pamjet e këtyre qyteteve ngjajnë shumë me skenat rrëqethëse të filmave apokaliptik të Hollywood-it.
Rrugët janë të mbuluar në ujë, kurse rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/