Ky është momenti rrëqethës kur qytetarët që kishin dalë për të bërë shoping, për pak sa nuk përplasen nga kamioni që po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre.
Për fat të mirë disa prej tyre siç mund të shihet edhe në videon e postuar më poshtë i shpëtojnë vdekjes për një fije floku, pasi arrijnë të futen brenda një butiku, transmeton Telegrafi.
Të kapluar nga frika e paniku, qytetarët fillimisht përplasen për dyert e një buti në rrugën Queen dhe më pas arrijnë të futen brenda dhe të shmangin tragjedinë.
Në sulmin e sotëm në Stokholm kanë humbur jetën pesë persona ndërsa 15 tjerë janë lënduar rëndë, kur një kamion fillon të shkel këmbësorët. /Telegrafi/