Telegrafi

Pamje që tregojnë terrenin dhe rrugën e vështirë, për në shpellën ku kanë mbetur të ngecur djemtë dhe trajneri i tyre (Video)

Ekipet e shpëtimit po e kanë një mision të vështirë para vetes, tunelet e errëta nëpër të cilët duhet të kalojnë për të arritur të djemtë e ngecur në shpellë, po e bën rikthimin në bazë edhe më të vështirë.

Ata jo vetëm që duhet të kthehen vetë nëpër ujërat e turbullta dhe terrenin e papërshtatshëm, por duhet t’i nxjerrin edhe katër djemtë dhe trajnerin e ngecur, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Po u dërgonte bombolat me oksigjen djemve të ngecur në shpellë, zhytësi tajlandez humb jetën derisa po dilte nga shpella (Video)

Shumica prej tyre nuk dinë not, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë ku shihet rruga e vështirë deri në sipërfaqe të ujit.

Ata po u ndihmojnë djemve me litar me qëllim që të mos humbin dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë t’i lëshojnë nga duart. Ndërkaq, autoritetet e Tajlandës kanë njoftuar se operacioni për të tjerët që kanë ngecur brenda shpellës do të vazhdojë nesër. /Telegrafi/