Një video është shfaqur në internet duke treguar pamjet se si një oficer i policisë së New York-ut (NYPD) sulmohet nga disa njerëz në Bronx, New York, të hënën në mes të protestave pas vdekjes së George Floyd.
Pamjet, të cilat u shfaqën në Twitter, tregojnë se si një oficer lufton me disa persona që e sulmojnë me mjete të ndryshme, transmeton Telegrafi.
NYPD Cop attacked in the Bronx. I guess the critics will now say he overreacted. NYPD Cops defend yourselves, you are alone! pic.twitter.com/424w5bZbC6
— SBA (@SBANYPD) June 2, 2020
Gjatë regjistrimit, personat pa pushim duket se po bërtasin duke ofenduar policinë në mënyra të ndryshme.
Sulmi vjen pas disa netëve të dhunës midis policisë dhe demonstruesve në New York në mes të protestave për vdekjen e George Floyd, një person me ngjyrë dhe i paarmatosur, i cili vdiq pasi ishte në paraburgim policor pasi një oficer policie nga Minneapolis e mbërtheu atë në tokë dhe i vuri gjurin në qafën e tij për një periudhë të gjatë kohore. /Telegrafi/