Pak kush e kishte pritur fitoren e LDK-së menjëherë pas luftës në Kosovë, duke qenë se kjo parti “nuk e kishte përkrahur luftën e UÇK-së”.
Por rezultatet ishin befasuese. LDK doli fituese e zgjedhjeve të para lokale të mbajtura në vitin 2000 por edhe në zgjedhjet nacionale, shkruan Magazina.al
Por sado e thellë që ka qenë fitorja, Rugova është treguar modest duke mos dhënë shenja euforie pavarësisht fitores së madhe.
Në këtë video, shihet se si lideri i LDK-së festonte fitoret e zgjedhjeve brenda rezidencës së tij me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, në momentin që dalin rezultatet e zgjedhjeve.