Teleskopët në mbarë botën po vëzhgonin kur një anije kozmike e NASA-s u përplas qëllimisht me një asteroid në shtator të vitit 2022.
Dhe imazhet e reja të publikuara të martën nga astronomët që përdorën “Teleskopin Shumë të Madh të Observatorit Jugor Evropian në Kili”, zbulojnë pamje të detajuara të mbeturinave që ‘rrodhën’ nga përplasja e krijuar nga Testi, përcjell Telegrafi.
Anija kozmike e NASA-s, me peshë rreth 544 kilogramë, u përplas “kokë më kokë” në asteroidin Dimorphos me 13,000 milje në orë (20,921 kilometra në orë) në një përpjekje për të ndryshuar shpejtësinë e shkëmbit hapësinor.
Kjo, vë në pah CNN, përcjell Telegrafi, ishte hera e parë që njerëzimi kishte vendosur të ndryshonte lëvizjen e një objekti qiellor dhe rezultatet treguan se si kjo teknologji mund të përdoret për të devijuar asteroidët që mund të duken se janë duke shkuar drejt një përplasjeje me Tokën.
Ndryshe Dimorphos, as asteroidi më i madh rreth tij, i quajtur Didymos, nuk përbëjnë kërcënim për Tokën.
Sipas shkrimit në fjalë, ndikimi i misionit “DART” ishte i suksesshëm, duke ndryshuar periudhën orbitale të Dimorphos rreth Didymos me 33 minuta.
Por ky test i parë i ‘mbrojtjes planetare’, i cili u zhvillua 7 milionë milje (11.3 milionë kilometra) nga Toka, lëshoi gjithashtu tonelata materiale në hapësirë. /Telegrafi/