Telegrafi

Pamje që tregojnë se sa i vetmuar duket Messi në stërvitjet e Barcelonës

Janë publikuar disa pamje nga stërvitjet e Barcelonës që tregojnë Lionel Messin duke u stërvitur i vetëm.

Skuadra katalunase përjetoi edhe humbjen e tretë në këtë edicion të La Ligës, pasi u mposhtën në udhëtim te Atletico Madridi 1-0.

Gjiganti Blaugranas më pas filloi stërvitjet për ndeshjen e dytë ndaj Dinamo Kievit në kuadër të fazës ë grupeve në Ligën e Kampionëve.

Por, Messi nuk ka udhëtuar për në Ukrainë, pasi është lënë në pushim nga Ronald Koeman.

Lojtari 33-vjeçar do të rikthehet në aksion në fundjavë, atëherë kur Barcelona do të takohet me Osasunën, derisa në stërvitje ai duket shumë i vetmuar.

Tifozët e Blaugranasve kanë shprehur pikëllimin e tyre duke parë kapitenin e skuadrës në gjendje jo të mirë.

Messi ka arsye të ndihet ashtu, pasi në verë nga skuadra iu larguar shoku më i ngushtë i skuadrës, Luis Suarez që kaloi te Los Rojiblancos. /Telegrafi/