Telegrafi

Pamje që tregojnë se sa shumë rrezikon një punëtor në një vend të punës, në një ndërtesë në Prishtinë (Video)

Aksidentet në vendin e punës, e të cilat shpeshherë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në rritje. Kjo për shkak të mos kujdesit të punëdhënësve por edhe punëtorëve.

Në një video të publikuar nga KosovaPress, thuhet se shihet një punëtor pa mjete të sigurisë duke rrezikuar.

Ai shihet duke u ngjitur skelave përpjetë në një ndërtesë, kurse, punëtorët tjerë as që reagojnë, pasi ky veprim i duket si normal.

Sipas informatave, kjo ndërtesë gjendet në lagjen Mati në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”.

Vetëm gjatë vitit 2018, në vendin e tyre të punës humbën jetën 22 persona kurse më shumë se 112 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, në katër muajt e këtij viti, kanë ndodhur 16 raste të aksidenteve në vend të punës – 13 aksidente kanë përfunduar me lëndime dhe tre raste me vdekjen e punëtorëve në vend të punës.