Telegrafi

Pamje që tregojnë se përse Real Madridi është kaq shumë i dhënë pas Camavingas

Franca tashmë ka në duar një super talent dhe emri i tij tashmë nuk është i panjohur për futbolldashësit, është Eduardo Camavinga.

Lojtari që luanë te Rennes prodhoi njërën ndër paraqitjet më të mira në gusht të vitit 2019, kur fituan 2-1 ndaj Paris Sain-Germainit.

Camavinga ishte vetëm 16-vjeçar, mirëpo kjo gjë nuk e ndaloi atë të shënonte një super gol dhe të asistonte, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në histori të Ligue 1.

Një tjetër paraqitje e tij e mirë erdhi edhe ndaj Ukrainës, kur Didier Deschamps vendosi t’i jepte shansin që të luante nga fillimi.

Në vetëm nëntë minuta lojë të zhvilluar, Camavinga tregoi se çfarë mund të bëjë më së miri, duke shënuar gol në stilin gërshërë.

Duke shënuar atë gol, mesfushori u bë lojtari më i ri që shënon për Francën me vetëm 17 vite e 11 muaj.

Real Madridi është dukee  kërkuar me gulm transferimin e Camavingas, mirëpo Rennes po kërkon afro 100 milionë euro.

Los Blancos nuk e bënë asnjë transferim në këtë verë, andaj në verën e vitit të ardhshëm do të shkojnë me të gjitha forcat për të. /Telegrafi/