Telegrafi

Pamje që tregojnë punëtorët që shpëtojnë të tjerët të bllokuar brenda një miniere të shembur në Kongo

Një video e ‘minatorëve’ të Kongos duke u përpjekur të shpëtojnë të tjerët që ishin bllokuar brenda një miniere të shembur, ka dalë në dritë.

Dhe autoritetet kanë konfirmuar se punëtorët i përkasin minierës së kobaltit, shkruan gulftoday, përcjell Telegrafi.

Kongo prodhon 70% të kobaltit në botë, një pjesë thelbësore e baterive litium-jon që u japin automjeteve elektrike gamën dhe qëndrueshmërinë e nevojshme.

Por për fat të keq, atje, shpesh ka shembje të minierave të kobaltit.

Nuk është e qartë se sa punëtorë kanë mbetur të bllokuar brenda minierës dhe ku ka ndodhur saktësisht tragjedia, por zyrtarë pranë industrisë minerare thanë se punëtorët ishin në minierën e Kobaltit.

Siç është raportuar, atje punëtorët punojnë në kushte çnjerëzore, degraduese – përdorin kazma dhe lopata për të gërmuar në tokë për të mbledhur kobalt.

Pavarësisht nga rezervat e saj të mëdha minerale të mineraleve, Kongo mbetet një nga vendet më të varfra në botë.

Sipas Bankës Botërore, rreth dy të tretat e popullsisë jeton me më pak se 2.15 dollarë në ditë. /Telegrafi/