Të paktën nëntë njerëz u vranë, përfshirë tetë nxënës dhe një mësues, pasi dy sulmues hapën zjarr në një shkollë në Kazan të Rusisë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një sulmues u arrestua, ndërsa tjetri u likuidua nga policia.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë kaosin që ishte krijuar pas tragjedisë.
Aty shihen dyer të shembura, pjesë të mureve të rëna, si dhe mbeturina në dysheme.
Mediat ruse raportojnë se kishte një shpërthim në shkollë kur dy të rinj hapën zjarr.
Veç këtyre pamjeve janë publikuar edhe disa pamje në të cilat shihen fëmijët që u hodhën nga dritaret në panik dhe më shumë se 20 ambulanca ishin në vendin e ngjarjes.
Siç bëhet e ditur, një sulmues, një adoleshent 17-vjeçar, u arrestua nga policia, ndërsa një tjetër u likuidua. /Telegrafi/