Lionel Messi është duke shkuar në perëndim të karrierës së tij, mirëpo forma e tij dhe klasi vazhdojnë të jenë në nivele të larta.
Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të këtij viti dhe Barcelona është duke tentuar që të bind atë që të rinovojë.
Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
https://twitter.com/CompsLeonaldo/status/1370827115910869000
Nuk përjashtohet që 33-vjeçari të luajë për ndonjë fanellë tjetër, mirëpo edhe që mund të vazhdojë kontratën.
Sidoqoftë, tifozët e Barcelonës po shpresojnë që Messi të qëndrojë, pasi statistikat e tij janë mbresëlënëse edhe në këtë moshë.
Ai ka kontribuar me 21 gola në të gjitha garat për katalunasit në këtë edicion, derisa ka qenë magjik edhe me asistimet e tij. /Telegrafi/