Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Teheran.
Dhe vrasja e tij thuhet se ka ndodhur disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian – siç ka thënë grupi palestinez.
Ndërkohë disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë se ai takohet me presidentin dhe liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, përcjell Telegrafi.
A few hours before being assassinated, Hamas leader Ismail Haniyah visited a theme park exhibition of the “Axis of Resistance” landmarks, along with the leader of Palestinian Islamic Jihad Ziad al-Nakhaleh, a video released by Iranian media shows. pic.twitter.com/Jk7rqTARbD
— Iran International English (@IranIntl_En) July 31, 2024
Izraeli ende nuk i është përgjigjur akuzave se qëndron pas sulmit, por më parë ishte zotuar se do të “shpartallonte” Hamasin pas sulmeve të 7 tetorit që vranë 1200 izraelitë.
Më shumë se 39,000 palestinezë janë vrarë që atëherë në luftën në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.
Haniyeh was in Tehran for the inauguration of Iran’s new president, seen here chanting, “DEATH TO ISRAEL,” hours before his death. pic.twitter.com/mipxRDf5Rd
— Jewish News Syndicate (@JNS_org) July 31, 2024
Ndërkohë në një deklaratë, Hamasi tha se ai u vra në “një sulm të pabesë sionist në rezidencën e tij në Teheran”.
Hamasi më vonë tha se Haniyeh u vra në një sulm ajror dhe fajësoi Izraelin.
Ndër të tjerë, edhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka dënuar vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. /Telegrafi/