Site icon Telegrafi

Pamje që pretendojnë se shfaqin sulmuesin në Oslo, i cili goditet nga vetura e policisë norvegjeze

Një burrë i armatosur sot ka sulmuar kalimtarët e rastit rrugëve të Oslos, para se ta mbyste policia, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Mediat e atjeshme publikuan pamjet me të cilat pretendohet të jetë sulmuesi, i cili ishte i zhveshur nga beli e sipër dhe mbante në dorë një thikë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, policia ka konfirmuar se ka “më shumë se një” viktimë, duke mos dhënë informacione më të detajuara për gjendjen e tyre.

Sulmuesi kishte sulmuar edhe personat brenda një veture – duke ua hapur derën, ka njoftuar zëdhënësi i policisë Torgeir Brenden.

Ai shtoi se mbi burrin janë “shkrepur disa plumba”, duke mos precizuar nëse policët në veturë kishin hapur zjarr.

Brenden theksoi se kryesi i kësaj vepre është dërguar me urgjencën në spitalin më të afërt, ku edhe humbi jetën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version