Nëse ka diçka që britanikët e bëjnë mirë, së paku sipas medieve britanike është fakti se dinë të presin në radhë.
Dhe këtë, po sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi e dëshmon edhe një fotografi se si britanikët mbajnë radhën para se të hynin në një koncert të Ed Sheeran në Londër.
Edhe pse aty nuk kishte të vendosura vija ndarëse, ata e kishin mbajtur radhën vetë, duke formuar një të tillë.
Kanë qenë forcat e sigurisë ato që kanë kapur këtë moment duke e shpërndarë atë në internet. /Telegrafi/