Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë që është publikuar së fundmi nga policia angleze, shfaq shoferin e dehur prapa timonit i cili përplaset në murin mbrojtës të betonit në një autostradë.
Brett Gilham, 30-vjeç, shihet duke vozitur veturën Volkswagen Golf në drejtim të murit ndarës të betonit në autostradën M3, dhe në një moment përplaset dhe vetura shkatërrohet plotësisht, kurse shoferi për fat të mirë i shpëton më të keqes, transmeton Telegrafi.
Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes policia dhe autoambulanca, është konstatuar se në gjakun e shoferit kishte sasi të madhe të alkoolit, që tejkalon limitin e lejuar nëse jeni prapa timonit.
Inspektori Ken Bates nga departamenti i policisë së trafikut, ka deklaruar se kjo video tregon se pse nuk duhet të qëndrojnë prapa timonit personat që konsumojnë alkool. /Telegrafi/