Site icon Telegrafi

Pamje pas tentim-grabitjes në Prizren, pronari i argjendarisë merr ndihmën e parë nga kalimtarët e rastit

Babë e bir kanë mbetur të plagosur nga një tentim-grabitje në një argjendari në Prizren.

Një ekip emergjent ka shkuar në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën mjekësore të plagosurve.

Nga disa pamje të publikuara nga televizioni lokal Besa shihet njëri nga të plagosurit që është i shtrirë në trotuar, ndërsa atij fillimisht i japin ndihmë disa qytetarë.

Më pas me shpejtësi vjen autoambulanca.

“Gjatë tentimit për të kryer grabitje, disa persona të armatosur kanë plagosur babë e bir që dyshohet se janë pronarë të argjendarisë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Telegrafin.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/

Exit mobile version