Telegrafi

Pamje nga xhirimet e klipit të Hekuran Krasniqit dhe Naser Berishës (Foto)

Hekuran Krasniqi dhe Naser Berisha tashmë janë duke e kompletuar edhe anën vizuale të projektit të tyre muzikor.

Kemi raportuar se dy këngëtarët do të sjellin një bashkëpunim, ndërsa tash janë publikuar disa imazhe nga xhirimet e videoklipit.

Lexo po ashtu Hekuran Krasniqi dhe Naser Berisha do të vijnë me duet

“Sot gjatë xhirimeve …. së shpejti kënga dhe klipi i ri me Hekuran Krasniqin”, ka shkruar Naser Berisha në një postim.

“Derisa kënga ime po vazhdon të paraqitet si projekti i fundit i ri në të njëjtën kohë investimet muzikore vazhdojnë, e brenda këtyre ditëve del edhe bashkëpunimi me Naser Berishën, kënga dhe klipi ‘Pa Kasavet’”, ka shkruar Hekurani duke iu referuar bashkëpunimit të dytë me Agimin dhe “Fisnikët”, “Kënga ime”.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë gjatë xhirimeve të publikuara në Facebook. /Telegrafi/