Policia e Kosovës po merret me identifikimin e disa hajnave që vodhën zyret qendrore të kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë.
Ndihmë për ta mund të jenë edhe filmimet e kamerave që kanë kapur tërë kryerjen e këtij krimi.
Menaxhmenti i kompanisë ka konfirmuar se në njërën arkë të vjedhur ka pasur para, kurse në tjetrën dokumente.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat ia kanë përcjellë rastin njësisë së hetimeve.