Reshjet e shiut të ditëve të fundit, kanë bërë që qytete të shumta të përballen me vërshime, ndërsa ka pasur edhe vështirësi për qarkullim në qytete, fshatra, madje edhe evakuim të familjeve.
Në Banjë të Malishevës, sipas videove të dërguara në adresë të Telegrafit, shihet se si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në lumin Mirusha, oborre të shtëpive dhe pjesë tjera të fshatit janë vërshuar nga uji.
Edhe në Gjilan po ashtu shihet se ka pasur rritje të nivelit të ujit.
Madje, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për media pas situatës vërshimeve si pasojë reshjeve të mëdha të shiut, ka thënë se 24 orë po punohet për menaxhimin e situatës.
Ai njoftoi se ka krijuar grupin punues ndër-institucional për menaxhimin e situatës që pos institucioneve të Komunës, është përfshirë edhe KRU Hidromorava, zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe FSK. /Telegrafi/