Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Australinë juglindore të mërkurën në mëngjes, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke detyruar spitalet të evakuojnë anëtarët e stafit dhe pacientët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky ishte një tërmet jashtëzakonisht i madh në një vend më pak të ndjeshëm ndaj stuhive të mëdha sesa vendet fqinje.
Nuk pati raporte të menjëhershme për lëndime të rënda ose vdekje, tha kryeministri Scott Morrison në një konferencë shtypi nga Nju Jorku, ku ai ishte duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Madje ky ishte tërmeti më i madh në tokë në shtetin e Victoria në historinë e regjistruar, sipas Adam Pascale, shkencëtarit kryesor në Qendrën Kërkimore të Sizmologjisë.
Dhe ishte tërmeti më i madh tokësor në vend që nga viti 2016, kur një dridhje me magnitudë 6.1 goditi Territorin Verior, sipas Geoscience Australia.
Sipas raportimeve të para, përcjell Telegrafi, tërmeti të mërkurën dëmtoi mure të ndërtesave në Melburn, qyteti i dytë më i madh i Australisë dhe kryeqyteti i Victoria.
Breaking: Damage reported following magnitude 6.0 earthquake in Melbourne, Australia. pic.twitter.com/zNggNeMjv0
— PM Breaking News (@PMBreakingNews) September 21, 2021
Ai detyroi banorët të iknin nga apartamentet, theu dritare, shkaktoi çarje në rrugë dhe çoi në ndërprerje të energjisë elektrike.
Ndërkohë imazhe të shpërndara gjerësisht në mediat sociale tregojnë një ndërtesë të dëmtuar në Melburn, me tulla të shpërndara nëpër rrugë.
Tërmetet e vogla nuk janë të pazakonta në Australi, tha Chris Elders, një ekspert strukturor i gjeologjisë në Universitetin Curtin, “por ajo që është shumë e pazakontë është të kesh një tërmet kaq të madh dhe që të ndodhë pranë një qendre të popullsisë në mënyrë që të ndihet shumë gjerësisht…”. /Telegrafi/