Autoritetet bullgare dhe maqedonase kanë filluar procesin e nxjerrjes së viktimave nga autobusi i djegur, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes nga ekspertë të forenzikës dhe policisë së dy shteteve, autoritetet kanë nisur që të nxjerrin trupat e vdekur nga brendi e autobusit të djegur.
Përndryshe, nga hetuesia bullgare kanë kërkuar që autoritetet maqedonase të marrin ekzemplarë nga ADN e familjarëve të 45 viktimave dhe 7 të lënduarve që të lehtësojnë procesin e identifikimit. /Telegrafi/