Site icon Telegrafi

Pamje nga pritja që iu bë presidentes Osmani nga kryeministri tajlandez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Tajlandë, është takuar sot me kryeministrin e këtij vendi, Prayout Chan-o-cha, me të cilin biseduan për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Presidenca ka publikuar video nga pritja që i është bërë presidentes Osmani kryeministri i Tajlandës, gjeneral Prayut Chan-o-cha, në Bangkok.

Ndryshe, sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë takim Osmani i ka kërkuar kryeministrit tajlandez përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Osmani takoi kryeministrin e Tajlandës, kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Tutje në njoftim, bëhet e ditur se në takim me kryeministrin e Tajlandës, Osmani ka theksuar se Kosova e sheh këtë shtet si aleat në këtë pjesë të botës, ndaj është e interesuar që edhe me ndihmën e saj të ndërtojë marrëdhënie miqësore me shtetet e Azisë Juglindore. /Telegrafi/

Exit mobile version