Site icon Telegrafi

Pamje nga përleshja mes aktivistëve të VV-së dhe policisë në Mitrovicë (Video/Foto)

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur me policinë sot në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë.

Përleshja e tyre me policinë ndodhi deri sa tentuan të shkojnë tek shtëpia e kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku do ti vendosin një pankarte me mbishkrimin “Perëndimi nuk falet, Veriu nuk ndahet”.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje gjatë këtij aksioni është lënduar edhe njëri nga veteranët e UÇK-së, Musa Ajeti.

Në videon e dërguar nga Vetëvendosje, shihet qartë se si fillojë përleshja mes aktivistëve dhe policisë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet edhe një person civil i cili përleshet me aktivistët, dhe njëri nga ta e pyet se “kush je ti?”.

Ndërkaq Fidan Ademi nga Vetëvendosje ka thënë se mbrapa policisë po qëndrojnë zyrtarët e PDK-së që po ju japin urdhra drejtpërdrejt policisë.

“Janë kriminel dhe rrugaç. Po shihet se po e provokojnë masën rrugaçët e paguar të Kadri Veselit, mirëpo ne nuk do t’i ndalim aksionet tona”, ka thënë Ademi.

Ai ka shtuar se Kadri Veseli është i gatshëm që pas Veriut ta shesë edhe Perëndimin e Mitrovicës./Telegrafi/

Personi civil i cili u përlesh me aktivistët

 

Exit mobile version