Telegrafi

Pamje nga përleshja e Plisave me tifozët e Italisë, përkrahësit e Prishtinës dalin fitimtar duke ua rrëmbyer ‘transin’ napolitanëve

Ndeshja e mbrëmshme (e mërkurë) miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Italisë nuk ka shkuar e gjitha në rregull, pasi tifozët e të dyja palëve janë përleshur në tribuna.

Shqipëria u mposht me rezultat 3-1 nga Italia e Roberto Mancinit në ndeshjen e zhvilluar në ‘Air Albania’.

Megjithatë, para fillimit të ndeshjes pati një përleshje jo të vogël mes tifozëve të dy ekipeve kombëtare.

Ishin tifozët italian që thuhet se provokuan shqiptarët me thirrjet “Kosova është Serbi”.

Këto thirrje irrituan dhe nervozuan tifozët e Prishtinës, Plisat, të cilët ishin afër tifozëve italianë dhe filluan përleshjen me ta.

Në fund, tifo grupi i njohur nga Kosova doli fitimtarë pasi ua rrëmbeu një ‘transparent’ apo një banderolë tifozëve napolitan të Italisë.

Marrja e transparentit apo ndonjë flamuri nga tifozët llogaritet si fitore dhe këtë e arritën Plisat mbrëmjen e së mërkurës.

Pamjet e ‘betejës’, fotografinë me transparent dhe shoqërimin në polici më vonë i publikuar të gjitha në rrjetet sociale. /Telegrafi/